Transmetuar më 04-10-2017, 13:20

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se PS i qëndron paktit të 18 majit mes Ramës dhe Bashës për reformën zgjedhore.

Balla u shpreh se opozita akoma nuk ka gati anëtarët e komisionit të cilët do jenë me numra të barabartë si nga mazhoranca edhe nga opozita.

"Ne i qëndrojmë paktit të 18 majit për reformën zgjedhore, por opozita nuk ka gati anëtarët.

Nuk do të isha në favor të një komisioni me përbërje shumë të madhe dhe do doja që të ishin ekspertët ata që duhet të flasin më shumë se politikanët.

Komisioni do ketë numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita", tha Balla. /b.l/noa.al/