Transmetuar më 04-10-2017, 14:17
Publicitet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar menjëherë pas lajmit se PD i ka dorëzuar kërkesë Prokurorisë të verifikojë deputetin e saj Aqif Rakipin pasi pretendon se ky i fundit ka rekorde kriminale në Itali. 

Është për të ardhur keq që dramën e humbjes me pazar të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha dërrmimin e tij në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, kërkon ta transferojë diku tjetër. Aqif Rakipi është verifikuar dhe stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij”, shprehet PDI në deklaratën e saj.

Më tej ajo sqaron se Rakipi është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark, ndërsa i ka këprkuar Bashës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Lulzim Bashës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë”, shton PDIU.

PDIU thekson në fund të deklaratës së saj se Rakipi ka qenë dhe mbetet i hapur për çdo investigim, sa herë këtë ta kërkojë kushdo, por shpifjet nuk mund të përbëjnë element të jetës politike të vendit tonë. /b.l/noa.al/

Loading...