Transmetuar më 04-10-2017, 20:38
Publicitet

Liviu Dragnea, kreu i partisë Social Demokrate në Rumani, i cili është në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, është pritur nga protestuesit me pranga.

Ditën e djeshme ai u përball me protesta nga një grup aktivistësh të cilët i tundën prangat para syve kur mbërriti në Gjykatëbn e Lartë.

Ai akuzohet se ka nxitur abuzim me detyrën dhe falsifikim.

Gjatë përballjes me të protestuesit thirrën: “Në burg!”

Sipas prokurorëve anti-korrupsion, në periudhën 2006-2012, Dragnea, thuhet se i ka bërë presion Autoritetit rajonal të Mbrojtjes së Fëmijëve për të punësuar dhe paguar dy punonjës që i përkisnin partisë Social Demokrate që ai drejtonte.

Shihni videon se si e pritën protestuesit. /a.k/noa.al/ 

Loading...