Transmetuar më 04-10-2017, 22:39
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjtë mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Behlul Hatibi", rreth orës 20:35, ku një person dyshohet se është qëlluar me thikë nga babai i tij.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
O.Ç., rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, është goditur me thikë nga i ati, Bujar Çika, rreth 57 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/