Transmetuar më 05-10-2017, 14:41
Publicitet

Vogëlushja Christina, shkoi në ditën e parë të kopshtit pak ditë më parë në moshën 4-vjeçare, ashtu siç ndodh në të gjithë Britaninë e Madhe.

Por rasti i saj është mjaft i veçantë, duke qenë se prindërit druanin se nuk do e shihnin kurrë të shkonte në kopsht.

Në muajin shkurt vogëlushja u diagnostikua me kancer në kokë, i cili rezulton i paoperueshëm.

Mjekët i thanë prindërve të saj, Kenny Thomas dhe Francisca, se kimioterapia dhe radioterapia mund t’i zgjasnin jetën, por nuk do e shpëtonin. Çifti ama nuk u dorëzua dhe ka ndërmend të udhëtojë drejt Meksikës, ku ndodhet një qendër ku shumë fëmijë trajtohen me sukses për rastet e kancerit në tru.

Natyrisht shpenzimi është shumë i madh, por prindërit kanë nisur mbledhjen e fondeve online.

Ndërkohë prindërit bëjnë gjithçka që sëmundja të avancojë sa më ngadalë të jetë e mundur, “Nuk mendonim se do e shihnim në ditën e parë të shkollës. Çdo hap përpara, është një mrekulli e vogël. /a.y/noa.al

Loading...