Transmetuar më 05-10-2017, 18:07
Publicitet

Një adoleshent italian ka gjetur një portofol me 500 euro si dhe një sërë dokumentesh brenda tij, dhe pa u menduar dy herë e ka dorëzuar atë në polici.

Sipas “Ansa” portofoli i gjetur nga 17 vjeçari italian i përkiste një vajze shqiptare, 20 vjeçe, e cila kishte shkuar të qëndronte disa ditë tek vëllai i saj në Itali.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në San Fruttuoso të Genovas.

Pasi adoleshenti kishte dorëzuar në polic portofolin, kjo e fundit kishte arritur të komunikojë me vajzën shqiptare përmes rrjetit social Facebook.

Pasi iu dorëzuan dokumentet, vajza shqiptare u shpreh: "Unë nuk e di e si të falenderoj këtë njeri, sapo kam ardhur në Itali për të parë vëllain tim e gjeta veten pa dokumente dhe pa para, por falë këtij djali gjithçka tashmë është në rregull". /b.l/noa.al/