Transmetuar më 05-10-2017, 18:10

Ashtu siç ishte parashikuar, seanca plenari rinisi në orën 18:00, ku opozita sërish u pa në foltore të Kuvendit.

Diskutimet u ndërprenë disa herë ditën e sotme, ku debatet kulmuan me përjashtimin e Lulzim Bashës nga seanca.

Gjithçka nisi me kërkesën e opozitës, e cila kërkoi që të diskutohej ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, kërkesë që u hodh poshtë nga mazhoranca.

Me votim, diskutimet për këtë reformë u shtynë për javën e ardhshme, pasi PS dhe LSI deklaruan se ishin t ëpapërgatitur për një gjë të tillë.

Në foltore u ngit Lulzim Basha i cili pas mbarimit të kohës refuzoi të ulej në karrige, çka detyroi kryeparlamentarin Ruçi t’i tërheqë fillimisht vëmendje dhe më pas ta përjashtojë.

Më pas, me vendim unanim, deputetët e opozitës së madhe qëndruan gjithë ditën në ambientet e brendshe të Parlamentit.

Edhe pse i përjashtuar, Basha nuk u largua nga seanca.

Në përfundim të seancës, që rinisi në orën 18:00, mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj pikat e rendit të ditës. /k.k/noa.al/