Transmetuar më 05-10-2017, 19:33
Publicitet

Rrihet brutalisht këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia Shkodran Tolaj.

Ai është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme rreth orës 16:00 nga persona ende të paidentifikuar.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili ka denoncuar nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet i gjakosur.

Ja çfarë thotë ai në videon e publikuar:

Të nderuar bashkëkombas!

Të nderuar mërgimtarë!

Dihet që njeriu ka pesë litra gjak në trup, por unë do e jap dhe pikën e fundit për Kërçovë dhe çdo cep të shqiptarisë.

Pavarësisht sulmit brutal dhe lëndimeve të marra, u informoj se jam më mirë. U falemnderoj nga zemra për përkrahjen morale dhe dua tu informoj se puna dhe misioni ynë do realizohet deri në fund.

Lus të gjithë mërgimtarët kërçovarë që të na bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe se vetëm atëherë do i harroj plagët që i mora sot./a.k/noa.al/ 

Loading...