Transmetuar më 05-10-2017, 20:16
Publicitet

Një nënë 40-vjeçare i ka pikëlluar të gjithë me historinë e saj të dhimbshme e cila u shua pas një sëmundjeje të rëndë, e cila la pas një vajzë të vogël dhe bashkëshortin e saj.

Elisa Girotto, nga Spresiano provincë e Trevisos në Itali, drejtuese banke kishte zbuluar sevunate një tumor në gji, shumë agresiv, i vështirë për t’u kuruara.

Mediat italiane shkruajnë se 4 ndërhyrje kirurgjikale dhe kimioterapia nuk kishin mjaftuar.

Pas martesës së përshpejtuar me shokun e jetës, mes dëshirës për të përjetuar ndjesinë e fustanit të bardhë, asaj i mbetej të mendonte për vajzën e saj Anna, për të gjitha festat, si Krishtlindjet dhe ditëlindjet që do të kalonte pa të.

Në këtë mënyrë ajo vendosi t’i blinte dhuratat për çdo 21 gusht që është datëlindja e së voglës dhe 25 dhjetor, derisa ajo të mbushë 18 vjeçe.

Ajo bleu gjithçka, kukulla e pellushë, histori për të lexuar, ditarë sekretë dhe një hartë të botës ku shënohen udhëtimet imagjinare që mund të kishin bërë nënë e bijë.

Elisa ndërroi jetë më 27 gusht, në shtëpinë e saj në Treviso.

Historia e saj e dhimbshme preku shumë njerëz në rrjetet sociale./a.k/noa.al/