Transmetuar më 05-10-2017, 21:26

Në rrjetet sociale, është publikuar një informacion që sugjeron se kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i kanë duruar një arkivol në shtëpi.

Denoncimin publik e bëri ish kryeministri dhe deputeti demokrat Sali Berisha.

Ai citon një qytetar që të ketë treguar mbi këtë çështje, duke nxjerrë mesazhin e plotë të tij, si më poshtë:

“... Po lexoj nëpër media sikur policia ne Elbasan ka arrestuar autorin e ngjarjes së 18 shtatorit.

Lexoj se u kap autori por ky eshtë një lajm sa për të bërë bujë sepse autorët e vërtetë nuk janë kapur ato mbrohen nga Edi Rama dhe Qazim Sejdini.

Këta që janë arrestuar janë thjesht ushtarë. Sa për Qazim Sejdinin, mikun e ngushtë të Edi Ramës, sot në qytet po qarkullon një lajm se i kanë dërguar arkivol në shtëpi në shenjë hakmarrjeje për ato që ai ka bërë.

Nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm, po sot i gjithë Elbasani po flet për këtë ngjarje. Të gjithë në Elbasan e dijnë se Qazim Sejdini ka shumëfishuar rojet”.