Transmetuar më 06-10-2017, 13:10
Publicitet

Këtë sezon ajo nuk do të jetë më pjesë e Top Channel pasi u largua për të nisur një emision të ri në Tv Klan.

Për bukuroshen e ekranit, Marina Vjollca ky largim me siguri ka qenë i vështirë pasi kishte mbi 10 vite në këtë televizion.

Por kur e mendon mirë, jo vetëm Marina do jetë prekur nga kjo zhvendosje. Edi Manushi, bashkëprezantuesi i emisionit "Procesi Sportiv", duket se është mërzitur shumë nga largimi i Marinës.

I pyetur në emisionin "Wake Up" se a i mungon Marina, ai është përgjigjur: “Më mungon me thënë të drejtën. Janë 10 vite bashkëpunim.

Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek "Procesi Sportiv", është shprehur Manushi. /b.l/noa.al/