Transmetuar më 19-10-2017, 00:46
Publicitet

Djemtë nuk janë saktësisht delikat dhe misterioz si ata mendojnë. Sjelljet dhe synimet e tyre mund të lexohen lehtë. Ja dhjetë shenjat që tregojnë se ju i pëlqeni atij!

Nëse tashmë keni një simpati dhe nuk jeni e sigurt nëse ndjenjat dhe dëshirat janë të dyanshme, kushtoni vëmendje këtyre shenjave :

– Qesh me shakatë tuaja: Por, ju jeni mendjemprehtë dhe e dini se kur është momenti i duhur dhe nuk e teproni me barsoleta. Nëse ai vazhdimisht qesh me shakatë tuaja, dije se çmendet pas jush./faktoman.com

– Është i interesuar dhe me kujdes dëgjon atë që thoni: Mban në mend se çfarë keni thënë, madje mban në mend pse e keni fshirë “atë fotografi nga Facebook”-u dhe çfarë keni pasur veshur dje për mëngjes. Kjo është edhe një shenjë se atij ju i pëlqeni jashtëmase.

– Ju prek nganjëherë shpinën në zonën e belit: Disa njerëz prekin njëri-tjetrin gjatë bisedave, por nëse vendos dorën e tij në pjesën e ulët të shpinës suaj përderisa jeni duke folur, nuk ka dyshim, i pëlqeni atij, shkruan Faktoman. Duart mbi supe është zona ku shprehet miqësia, por duart në pjesën e poshtme të shpinës, do të thotë se synimet e tij nuk janë aspak shoqërore.

– Ju dërgon mesazhe në orët e vona: Mesazhet e tilla kanë vetëm një shpjegim, kush sillet nëpër kokën e tij në tre të mëngjesit? Natyrisht që silleni vetëm ju dhe kjo tregon se ka filluar të dashurohet në ju.

– I pëlqen fotografitë tuaja: I ka pëlqyer pothuajse të gjitha fotografitë tuaja në “Instagram” apo në rrjetet tjera shoqërore. Në këtë mënyrë mundohet të zgjojë kureshtjen tuaj.

– Hulumton profilin tuaj në “Facebook”: Edhe pse asgjë nuk ka pëlqyer ose komentuar, ai aksidentalisht ju tregon se ka shikuar profilin tuaj në “Facebook”, ose e di se ku keni qenë në qoftë se ajo ishte e postuar në rrjetet sociale.

– Ju vëzhgon: Vëzhgon të gjitha detajet e juaja, pavarësisht a bëhet fjalë për stilin e flokëve apo këpucët e reja. As miqtë tuaj nuk i kushtojnë vëmendje gjërave të tilla në të njëjtën masë sikurse ai.

– S’i largon sytë nga ju: Nuk mund t’i largojë sytë nga ju edhe kur nuk jeni në të njëjtën shoqëri. Shpesh e hasni duke ju vështruar. Mundohuni të bëni të njëjtën gjë në qoftë se ju pëlqen.

– Vendos shumë parfum: Nëpërmjet këtij veprimi ai dëshiron të jetë vazhdimisht në radarin tuaj.

– Paraqitet si person i rëndësishëm: Përpiqet të jetë i mprehtë, i shkathët, i dashur … Me pak fjalë, ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes që ju ta vëreni atë. Kjo shpesh di të jetë një situatë e pakëndshme, por qëllimi i tij nuk ishte i keq.

Këto janë pra shenjat që tregojnë se një mashkull “çmendet” pas një femre, dhe nëse ju i keni vërejtur te ndonjëri që është afër jush dije që ju pëlqen.

Loading...