Transmetuar më 21-10-2017, 15:04
Publicitet

Tiranë, NOA.al- Mëngjesi dhe paraditja karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare ndërsa moti kryesisht i kthjellët, mbetet dominant në zonat e ulëta dhe ato malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe mëngjesin e së hënës priten shira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në vlerat 3-24°C.

Era do vijojë mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe Qendrore dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat gradualisht zhvendosen drejt Lindjes së kontinentit duke bërë që Ballkani të përfshihet nga reshje të dendura shiu e dëbore. Në kushtet e motit të kthjellët paraqiten gadishulli Iberik dhe Skandinavia si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore. /a.y/noa.al

Loading...