Transmetuar më 21-10-2017, 17:42
Publicitet

Një histori e çuditshme flet për një raport të vështirë, dhe situatë delikate në të cilën ndodhet një vajzë.

Ajo thotë se, edhe pse ka prerë ditën e dasmës për t’u martuar me të dashurin e saj, ka një raport me vëllain e tij, pra, kunatin.

Është 25 vjeçe dhe thotë se e do të fejuarin, por nga ana tjetër e ka të pamundur të ndërpresë raportin me vëllain e tij.

Letra:

Kemi caktuar datën e martesës pranverën e ardhshme, por unë jam në një lidhje dhe kam marrëdhënie të mahnitshme seksuale me djalë i cili do të jetë kunati im. Nuk është se si i planifikova unë kështu gjërat, rodhën vetë.

Unë jam 25 vjeçe dhe e fejuar prej pesë vjetësh. I fejuari im është 28. E takova në një festival muzikor.

Ai është një muzikant i shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm, përveç faktit që përdor drogë.

Në fillim më premtoi se do të hiqte dorë prej saj dhe do të pastrohej, por nuk ka ndodhur deri tani.

Jeta jonë seksuale është zbehur. Por kur u njohëm fillimisht, seksi me të ishte i mrekullueshëm.

Nuk kisha planifikuar të tradhëtoja ndokënd, por isha e dëshpëruar, kisha nevojë që të flisja me dikë dhe vëllai i tij ishte i gatshëm gjithnjë për mua. Ai është 24 vjeç.

Gjithmonë e pëlqeja atë, edhe pse jo në atë mënyrë si tani. Ose të paktën nuk e kisha kuptuar. I fola kunatit për problemet në shtrat me vëllanë e tij.

Shkurt, ai me preu dhe më ftoi në shtrat…unë nuk mund të rezistoja. Bëjmë seks të egër dhe jemi thellësisht të dashuruar, por e di që kjo nuk ka kuptim dhe ne të dy nuk duam të jemi së bashku.

Unë ende e dua të fejuarin tim dhe është ai me të cilin dëshiroj të jem. Unë dua ta ndaloj këtë situatë por nuk mundem.

Kam humbur të gjithë vetëbesimin, pasi i fejuari im më ka hedhur poshtë shumë herë. Ai nuk do të më puthë apo të më përqafojë.

Përgjigja e DEIDRE:

Ai po të mban për ndihmë? Përderisa vazhdon të marrë drogë, ti do ti kesh sytë te vëllai i tij. A është kjo ajo që do të preferonit vërtet?

Ndihet sikur nuk jeni të sinqertë, jo me mua dhe ndoshta jo me veten tuaj. Jeni të fejuar për pesë vjet. A janë këto pesë vjet të lumtura? A ju bëri të ndiheni e dashuruar?

Ndahu. Lidhja juaj është e bazuar në një gënjeshtër. /k.k/noa.al/

Loading...