Transmetuar më 25-10-2017, 15:26
Publicitet

Tiranë, NOA.al- Paraditja paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore ndërsa kthjellimet mbeten dominante në bregdet dhe gjithë ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e ditës largon vranësirat edhe nga zonat Lindore duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga moti i kthjellët. Edhe mbrëmja dhe orët e natës mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rritje të ndjeshme do të ketë në temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30- 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke gjeneruar në det dallgëzimi 2-3 ballë.

Europa

Ekstremet veriperëndimore dhe verilindore të kontinentit do të ndikohen nga vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore. Po ashtu, me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu mbetet edhe pellgu i detit Egje.

Por pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga moti i kthjellët me vranësira kalimtare, më të shpeshta në Europën Qendrore dhe Lindore. /a.y/noa.al