Transmetuar më 26-10-2017, 16:54
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e premte, 27 tetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Vetëm me disa gjeste të vogla do arrini ta përmirësoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i gatshëm të bashkëpunojë për gjithçka. Beqarët do kenë një takim mbresëlënës me një person shumë tërheqës në pamje. Kjo mundësi nuk duhet humbur. Në planin financiar do ju duhet të merrni vendime me rëndësi të madhe.

Demi

Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni për mrekulli me partnerin/en tuaj. Edhe beqarët do kenë fat në dashuri dhe do takojnë një person që do ju përshtatet më së miri. Financat do jenë të paqëndrueshme. Ulni sa me shpejt shpenzimet.

Binjakët

Sjellja juaj kundrejt partnerit/es do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Kjo do e mërzitë atë që keni në krah dhe mosmarrëveshjet do jenë pa mbarim. Beqarët do e ndejnë vetminë, por as sot mundësitë për të krijuar një lidhje nuk do jenë të mira. Në planin financiar do keni vështirësi, por me pak mund, mund t’i stabilizoni.

Gaforrja

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift sot. Në këtë mënyrë do arrini të zgjidhni edhe disa nga problemet tuaja të hershme. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës, por personat që do ju vijnë rrotull do kërkojnë veçse aventura kalimtare. Financat do jenë pika juaj e dobët. Tregohuni të kujdesshëm.

Luani

Do jeni në humor sot dhe do provoni eksperienca të reja me atë që keni në krah. Do flisni hapur me partnerin/en tuaj dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë dikë për ta pasur në krah. Në planin financiar duhet të mateni njëqind herë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.

Virgjëresha

Klima në çift do jetë shumë trazuar sot. Nuk do bini aspak dakord me atë që keni në krah dhe do debatoni edhe për gjënë më të vogël. Beqarët nën praninë e Mërkurit do kenë mundësi të gjejnë persona interesantë dhe të veçantë. Shfrytëzojini mundësitë që do ju jepen. Financat do duan më tepër organizim.

Peshorja

Do e përforconi lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe do shihni me optimizëm drejt ëe ardhmes. Partneri/ja do ju bëjë edhe ndonjë surprizë të këndshme. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Duhet ende të prisni. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni.

Akrepi

Nëse lidhja juaj është e fortë, kjo ditë do jetë edhe më e bukur dhe nuk do ketë asnjë problem. Nëse nga ana tjetër keni pasur shumë debate edhe sot atmosfera do jetë e tensionuar. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa të reja. Në planin financiar gjërat do shkojnë më mirë sesa mendonit.

Shigjetari

Kënaqësitë dhe emocionet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni sa të mundni sepse ditë të tilla nuk vijnë shpesh. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa masë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe shumë shpejt do keni përmirësime.

Bricjapi

Sot është dita kur ju duhet të reflektoni seriozisht mbi të ardhmen në çift. Nuk ka më kohë për të humbur sepse gjerat ecin me shpejtësi të madhe. Beqarët do i shumëfishojnë takimet, por asnjeri nuk do ua mbushë aq mendjes sa për të filluar një histori dashurie. Financat do jenë shumë të mira prandaj nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Ujori

Jeta sentimentale e çifteve do jetë më e privilegjuara gjatë kësaj dite. Do përjetoni ndjesi të reja dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast nga partneri/ja. Beqarët do jenë shumë kërkues dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Po nuk u treguar realistë do mbeteni vetëm për shumë kohë. Ne planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

Peshqit

Ka shumë mundësi që yjet të nxitin debatet në çift gjatë kësaj dite. Do kërkoni gjithë kohës të dalë e juaja dhe partneri/ja nuk do tolerojë për asnjë moment. Beqarëve do ju rëndojë së tepërmi vetmia dhe do bëjnë çmos që të gjejnë personin e duhur. Financiarisht do jeni të favorizuar. Përfitoni. /b.l/noa.al/

Loading...