Transmetuar më 26-10-2017, 21:03

Nuk mund t'i thuash armikut na kërko falje pse talle bythën. E as nuk u thua të tjerëve, trupave diplomatike (bo bo bo) aman i flisni çik Kryeministrit se na tall. Jo. I ngjitesh Ramës nga pas, ku shkon, kë takon, kush i vete në shtëpi, kujt ia jep koncesionet, kush përfiton nga firmat e tij, pse Rama doli dhe sulmoi krejt pa paralajmërim gazetarët sapo mbaroi seanca...etj. Dhe në fakt edhe duhet lexuar ndonjë çikë. Edhe duhet mbrojtur ndopak liria dhe uni i gazetarit. Në fjalën e tij të dytë "t’ju vijë turp" të gjithë mikrofonat duhet te largoheshin. Po realisht këtë nuk e bene dikur as "kokat e gazetarisë" të ftuara për vit të ri, ndaj nuk mund t’i akuzojmë gazetarët për reagimin e pakët

Nga Edmond Arizaj

Kjo është betejë, nuk mund t'i thuash kundërshtarit kërkoi falje. Gazetarë me bole janë si ajo maltezja që çoi qeverinë në zgjedhje të parakohshme... dhe e vranë...

Këta të bëjnë të shkruash me pahir. Po kur thonë: Të kërkojë falje Rama; të reagojë trupi diplomatik.

Imagjino gazetarët e SHBA, t'i thonë Trumpit kërkoi falje dhe të na mbrojë trupi diplomatik.

Kjo është betejë mor miq. Rama nuk mbiu sot, as nuk ra nga qielli. Këtu ka qenë. Kështu ka zgjedhur të sillet me gazetarët, as t’i kërcënojë, as t’i blejë, por t’i sulmojë me sarkazëm, ironi dhe tallje.

Dhe pastaj të qeshë me reagimet, sepse tani është duke qeshur, sidomos me këta qe i thonë kërkoi falje, apo të reagojë trupi diplomatik.

E patë çfarë beteje beri pushteti legjislativ me pushtetin ekzekutiv.

Po betejën e pushtetit të drejtësisë me atë legjislativ-ekzekutiv? E pra, këto janë beteja. Teorikisht Rama si qeveritar është armiku i gazetarëve, si kudo.

Nuk mund t'i thuash armikut na kërko falje pse talle bythën. E as nuk u thua të tjerëve, trupave diplomatike (bo bo bo) aman i flisni një çikë Kryeministrit se na tall. Jo.

I ngjitesh Ramës nga pas, ku shkon, kë takon, kush i vete në shtëpi, kujt ia jep koncesionet, kush përfiton nga firmat e tij, pse Rama doli dhe sulmoi krejt pa paralajmërim gazetarët sapo mbaroi seanca...etj. Dhe në fakt edhe duhet lexuar ndonjë çikë. Edhe duhet mbrojtur ndopak liria dhe uni i gazetarit. Në fjalën e tij të dytë "t’ju vijë turp" të gjithë mikrofonat duhet te largoheshin. Po realisht këtë nuk e bene dikur as "kokat e gazetarisë" të ftuara për vit të ri, ndaj nuk mund t’i akuzojmë gazetarët për reagimin e pakët.

A bëni dot betejë me Ramën si pushtet i katërt? Ai na mori publikun dhe na e ktheu kundër. Lexoni se çfarë thonë njerëzit neper rrjete e nëpër portale, nuk ka nevoje te tregoj qershorin...

Jemi në betejë. Gazetarët janë opozitarët e parë. Gazetarët e vërtetë e çojnë qeverinë ne zgjedhje te parakohshme, si ajo e Maltes, duke humbur edhe jetën. Është betejë...