Transmetuar më 29-10-2017, 15:31
Publicitet

Një objekt misterioz presupozohet të ketë mbërritur nga ndonjë pjesë tjetër e galaksisë.

Kështu thonë shkencëtarët amerikanë, të cilët mendojnë se ky rast ndoshta është i pari me vizitorë të tillë ndëryjorë të parë nga planeti Tokë.

Objekti i paidentifikuar, deri tani njihet vetëm si A/2017 U1.

Ai u zbulua këtë muaj nga një kërkues që po përdorte një teleskop të sofistikuar në universitetin e Hauait.

Objekti kaloi jashtë orbitës së Mërkurit, më 2 shtator, para se të përthithej nga graviteti masiv i diellit duke bërë një kthesë të dukshme nën sistemin tonë diellor.

Distanca më e afërt me tokën e objektit ishte rreth 15 milionë milje, distancë kjo e arritur më 14 tetor. 

Loading...