Transmetuar më 01-11-2017, 08:06
Publicitet

Amerika u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm i dyshuar terrorist. Gazetarja shkodrane, Kozeta Turishta, e cila jeton dhe punon ne Nju Jork, tregon për dritare.net orët e tmerrit që përjetuan përjetojnë njujorkezët.

“Manhattan po përjeton momente tronditëse nga sulm i ndodhur vetëm pak më parë, ku një kamion ka hyrë me një shpejtësi në rrugën ku kalojnë vetëm ҫiklistë.

Kanë shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur disa persona dhe shume të tjerë të plagosur. Ngjarja flitet të jetë një sulm terrorist pasi kalimtarët thonë të kenë dëgjuar thirrjen “Allahu Akber”, e më pas është kryer sulmin duke përhapur një panik tek të gjithë.

Ngjarja ka ndodhur mes Huston dhe Chamber Street, një zonë tepër e njohur në pjesën e poshtme të

Manhattan-it".

Turishta thotë nga vendngjarja se “qytetarë të shumtë janë tepër të frikësuar të përdorin mjetet e transportit publik, madje duket e pabesueshme kur sheh sa pak njerëz ka përjashta, apo neper vende publike.

Pjesa më e madhe kanë ikur neper shtëpi duke mbyllur zyrat apo kompanitë ku punojnë për të qenë më të sigurt gjë të cilën po e kërkon dhe policia sa më larg zonës ku ka ndodhur ky sulm”.

Loading...