Transmetuar më 03-11-2017, 22:20
Publicitet

Humbje të njëpasnjëshme të emrave më të shuar të botës artistike shqiptare.

Së fundi, është ndarë nga jeta aktorja dhe regjisorja e famshme shqiptare, Drita Agolli. Agolli.

Drita ishte dhe gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisorë.

Ajo u shua të mërkurën në moshën 92-vjeçare.

Drita Agolli.jpg

Drita Agolli është përcjellë gjatë ditës së sotme për në banesën e fundit, në ceremoninë mortore që nisi në orën 14:00.

Publicisti Ilir Kadia e përcjell kështu ikjen nga kjo botë të Drita Agollit:

Image may contain: 1 person, smiling

“Premiera e fundit! 

Në kolonën e mermertë para derës së errët të Teatrit Kombëtar sot pashë një tjetër njoftim. Pranë atij të largimit nga kjo botë të Mihallaq Luarasit dje, ishte sot ai për largimin e Drita Agollit. 

Mihallaqi, 88 vjeç, dje i mësoi dhe vetes rolin e të vdekurit ndërsa Drita 92 vjeç ia mësoi sot.

Po rrallohet dita ditës pylli me lisa i Teatrit shqiptar por ky është një rrallim natyror!

Pemët e reja, për fat, janë të mira dhe të shëndetshme. Ikja e tyre do mbetet vetëm premiere!

Nesër, edhe familjet natyrore edhe ne të botës së teatrit si spektatorë më së shumti, do hapim televizorë e do shohim sikur gjallë shpirtin e tyre në aktrim kolegësh e duartrokitje dashamirësh! 

Dhe pylli i Teatrit Kombëtar do jetë… përherë i gjelbër!”

Karriera e Drita Agollit, ka nisur fillimisht si aktore në Teatrin Popullor në vitin 1950.

Më pas, në vitin 1954, ajo u diplomua për skenografi dhe kostumografi në Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht të Rumanisë dhe pas dy vitesh, vijoi studimet në Institutin e Artit Dramatik të Moskës, në ish-Bashkimin Sovjetik, për regji teatri.

Si regjisore, Drita Agolli ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vepra, si “Shtrëngata”, “Llamba e neonit”, “Tokë e zjarrtë”, “Lumi i vdekur”, “Pabesia”, “Luiza Miler”, “Familja e peshkatarit”, etj.

Ajo gjithashtu ka qenë edhe pedagoge dhe shefe e Katedrës së Dramaturgjisë në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura.

Loading...