Transmetuar më 09-11-2017, 12:09

Kryeministri Edi Rama në një konferncë të përbashkët për mediat së bashku me komisionerin Johannes Hahn që ndodhet sot në vendin tonë ka theksuar edhe njëherë se Shqipëria e meriton të hapë negociatat me BE. Ai ka treguar për arritjet e fundit të bëra në vend, me luftën kundër kanabisit, faktuar sipas tij edhe me raportin e fundit dhe ka shtuar se lufta vazhdon me fazën e dytë.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, kur e mund të themi me plot gojën se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE, pavarësisht se si qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë lidhur me këtë aspiratë tw gjithë shqiptarëve.

Shqipëria e ka filluar procesin e vettingut. Me Hahn diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion të konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e KE një raport solid që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë që në vitin e shkuar.

Diskutuam për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit të kanabisit, një sukses i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t'ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, u shpreh Rama.

Ndërsa nga ana e tij Johannes Hahn vuri theksin te ligji i vettingut, si tepër i rëndësishëm dhe vendimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Hahn tha se për të marrë rekomandimin për anëtarësim në BE, Shqipëria duhet të japë rezultate për vettingun.

"Kemi mundësi të diskutojmë të shkëmbejmë ide për progresin që ka bërë Shqipëria. Duhet të punojmë për sfidat. Ne bazohemi te faktet dhe jo te thashethemet dhe aludimet. Kemi në fakt diçka për të treguar në lidhje me ecurinë dhe progresin për luftën kundër drogës apo për uljen e numrit të azilkërkuesve dhe kjo është një tjetër arritje e madhe.

Ne kemi synime për 2018. Duke u bazuar te fjalimi i Juncker për të ardhmen. Ne do të nxjerrim një strategji për Ballkanin në muajin shkurt dhe për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë edhe një samit të Ballkanit që do të organizohet nga Presidenca Bullgare në maj të viti 2018. Kjo tregon të ardhmen evropiane të Ballkanit. Për të marrë rekomandimin presim rezultatet për vettingun. Rezultatet e para i pres në fillim të vitit. ONM po punon me ekspertë nga e gjithë bota", u shpreh Hahn. /b.l/noa.al/