Transmetuar më 09-11-2017, 13:43

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona persona të akuzuar për vjedhje në banesa, raste të ndodhura në muajit e fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr.5 Tinanë kanë vënë në pranga shtetasit: Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz, në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël  lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz dhe Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më 6 nëntor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh.,  dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi.

Nga puna hetimore operative, rezulton se këta persona në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet të janë bashkautorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Të ngjarjes së ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit  B.O., në Kamëz. 

Të ngjarjes së ndodhur më datë 15.09.2017 ku kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit Q. D., në Paskuqan Nr. 1.

Të ngjarjes, së ndodhur më datë 26.09.2017 ku kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës në pronësi të një kompanie celulare në Bathore.

Të ngjarjes, ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A. P, në Bathore.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera të vjedhura në këto objekte.

Materialet do ti kalohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje narkotikesh”. /b.l/noa.al/