Transmetuar më 09-11-2017, 14:27
Publicitet

Ndonëse ka pasur një ditë të ngjeshur sot me takime, kryeministri Edi Rama gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndja të cilëve nuk i kursen edhe replikat me ta. Kështu pas një postimi për Rilindjen Urbane në Pukë, komentuesit nisën sërish debatin e vjetër me Ramën, ndërsa theksuan se kreu i qeverisë nuk i ka qejf veriorët. Kaq ka mjaftuar që kryeministri t’ia kthejë flakë për flakë qytetarit.

“Nadia e Mirë Kryeministër !! E di se spo i ke fort qef verioret të paktën kështu thotë kazani plus mbetjet toksike sa më pëlqen kur të flas veriorçe kjo që u ba sot duhet të ishte ndërtu që në 2000.

Të paktën, edhe një sugjerim kisha unë kur të arrish që instancat e shtetit mos të korruptohen dije që ke arritë atë që në shekuj se ka arritë kush !!! Na mytën lek anej e lek knej !! Ore sa popull korruptiv paskemi ken !!! Dhe një pytje kam sinqerisht a të ka ba vaki ty me pagu kund naj gjë për x punë që ta kryesh para tjerve”, i ka shkruar komentuesi

Në këtë linjë kryeministri Rama nuk ja ka kursyer përgjigjen ndërsa thekson se këtë dilemë mund ta shtrojnë vetëm “veshgjatët me dy këmbë”.

“E para Puka është në veri nuk është në jug dhe a i kam unë qejf verioret apo jo, kjo është një dilemë që vetëm veshgjatët me dy këmbë mund ta ngrenë, sepse unë në fakt kam qejf njerëzit inteligjentë qofshin veriorë, qofshin jugore dhe jo veshgjatët, e të tille ka në Veri dhe në Jug po njësoj.

E dyta unë mund të them që kjo duhet të ishte ndërtuar në vitin 1992 po nuk e marr vesh çfarë kuptimi ka ky muhabet! E treta unë mendoj që kush të myt siç thua ti, ta bën shumë mirë përderisa ti e pranon në vend se ta denoncosh tek shqipëriaqëduam.al, ndërkohë që patjetër ne po luftojmë kundër kësaj sëmundje të vjetër, po do kohën e vet, sepse do të thotë të besh shtet jo muhabet”, u shpreh Rama. /b.l/noa.al/

Loading...