Transmetuar më 10-11-2017, 08:22
Një makinë ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit në Vlorë pasi dyshohet se i është vendosur lëndë eksplozive.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “7 Pallatet” tek Uji i Ftohtë, Vlorë.
Sipas të dhënave të para të policisë eksplozivi i është vendosur një mjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases Vejushe Dalipaj, rreth 42 vjeçe.
Mjeti tip “Benz”, ka qenë i parkuar përpara banesës së 42 vjeçares kur ka shpërthyer, ndërsa ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/
Foto ilustruese