Transmetuar më 10-11-2017, 14:04

Pas skandalit seksual që ka përfshirë aktorin Kevin Spacey tashmë dyert e tij në botën e filmit po fillojnë të mbyllen. Bëhet me dije se ai do të zëvendësohet në filmin e ri “All the Money in the World” nga aktori Christopher Plummer.

Gjithashtu Spacey u pezullua nga Netflix pas akuzave për abuzim seksual nga punëtorë të shumtë në serinë “House of Cards”.

Një akuzë tjetër për ngacmim seksual është adresuar ndaj aktorit të njohur Steven Seagal. Portia de Rossi këtë të mërkurë tregoi rreth një takimi të pakëndshëm me aktorin Steven Seagal gjatë një audicioni.

Sipas aktores 44-vjeçare e cila ka shkruar një status në Twitter, Seagal hoqi pantallonat e tij prej lëkure teksa ishin në zyrën e tij teksa Rossi kishte shkuar në audicion për një rol në filmin, ku aktori është dhe producent.

“Audicioni final, për në filmin e Steven Segal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tregoi se sa e rëndësishme është të kemi kimi edhe jashtë ekranit, duke ulur dhe hequr pantallonat prej lëkure. Vrapoja dhe thërrita agjentin tim”, kujton aktorja. /b.l/noa.al/