Transmetuar më 10-11-2017, 14:40
Publicitet

Pasi postoi “recetën” se si mund të bëni një aplikim të suksesshëm për Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA në vendin tonë, jep të tjera detaje për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë apo që kanë aplikuar për lotarinë DV-2019 së fundmi.

Në përgjigje të pyetjes së të interesuarve se kur mund të merren përgjigjet për ata që kanë bërë aplikimin, ambasada në faqen e saj në Facebook, jep këtë përgjigje:

“Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në https://www.dvlottery.state.gov

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve”. /b.l/noa.al/

Loading...