Transmetuar më 10-11-2017, 18:49

Pas mbledhjes së qeverisë në Dibër, Kryeminstri Edi Rama bëri publik vendimin për prezantimin e projektit të Rrugës së Arbrit.

Kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat, tha se nesër, të shtunën, do të prezantohet projekti nga kompania fituese për ndërtimin e këtij segmenti.

“Kemi marrë disa vendime, ku më i rëndësishmi është nxitja e turizmit dhe të kemi një infrastrukturë me katër dhe me pesë yje. Nesër prezantojmë projektin për Rrugën e Arbrit. Është përzgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës së Arbrit dhe ministria është në negociata për firmosjen përfundimtare të financimit, dhe mosndërprerjen e punimeve të kësaj rruge”, tha Rama.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se me përfundimin e këtij projekti, “Dibra bëhet de fakto pjesë e metropolit”.

Rruga e Arbrit ka qenë një ndër premtimet e çdo qeverie, por deri më tani ka mbetur vetëm në letër. /k.k/noa.al/