Transmetuar më 10-11-2017, 20:38
Publicitet

Punonjësit e policisë së shtetit tashmë kanë nisur të kalojnë në sitën e vettingut. Burime nga Ministria e Brendshme thonë për “BalkanWeb”, se ky proces do të japë efekte që 100 ditëshin e parë të punës së qeverisë “Rama 2”.

Ministri Xhafaj ka kërkuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që të verifikojnë figurat e zyrtarëve më të lartë të policisë, duke nisur nga drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve dhe shefat e sektorëve.

Për këtë arsye nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është nxjerrë një urdhër që deri më 20 nëntor të mos ketë asnjë lëvizje në polici.

Nga rezultatet paraprake të këtyre verifikimeve ka rezultuar se shumë zyrtarë të policisë kanë dalë me probleme, gjë që do të sjellë shkarkimin e tyre nga detyra.

Një tjetër hallkë ku policët do të verifikojnë pastërtinë e figurës së tyre është dhe marrja e certifikatës së sigurisë që iu mundëson atyre njohjen me informacione të klasifikuara “sekret”.

Kjo dëshmi merret çdo 5 vjet nga punonjësit e policisë. Tashmë, përveç informacioneve nga SHÇBA, për lëshimin e kësaj dëshmie do të merren parasysh edhe informacionet e ardhura nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Deri më tani kjo dëshmi iu është refuzuar rreth 30 efektivëve. 

Loading...