Transmetuar më 12-11-2017, 19:50
Dhimbje për futbollistin e Skënderbeut Bakary Nimaga.
Lojtari që aktivizohet te klubi korçar ka marrë lajmin tragjik gjatë ditës së sotme teksa përgatitej për seancën stërvitore.
Motra e mesfushorit me tipare sulmuese është ndarë nga jeta.
Lojtari ka lënë mënjëherë seancën stërvitore dhe më pas është nisur drejt vendlindjes në Mali, për ti dhënë lamtumirën e fundit njeriut të shtrenjtë të familjes.
Nimaga është një nga futbollistët kyç të klubit korçar./a.k/noa.al/