Transmetuar më 20-11-2017, 08:22

Pjesa më e madhe e njerëzve e kanë kthyer në rutinë, që kur shkojnë në shtrat i heqin çorapet.

Por tani që stina e ftohtë ka trokitur do të bindeni dhe më shumë se pse duhet të flini me çorape çdo natë.

Çorapet shërbejnë për të ngrohur këmbët, zgjerojnë enët e gjakut si dhe ndihmojnë në dhënien e sinjaleve të trurit rreth orës së gjumit, pasi kur trupi është më i ngrohtë, edhe gjumi bëhet më i thellë.

Çorapet gjatë natës shmangin djersitjen, pasi ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore, gjëtë momentit që është ftohtë.

Gjithashtu fjetja me çorape ndikon për të pasur shputa më të buta dhe lëkurë të këmbëve më të lëmuar, e cila priret të jetë më e thatë gjatë të ftohtit. /a.y/noa.al