Transmetuar më 22-11-2017, 21:02

Pas më shumë se 1 viti që ishte raportuar e zhdukur, policia e Ebasanit ka arritur të zbulojë vendodhjen e një vajze 19 vjeçare.

Bëhet fjalë për vajzën me iniciale R.X, nga fshati Selvias në Elbasan, e cila ishte larguar nga banesa në prill të vitit të kaluar.

Sipas policisë, në dëshminë e saj vajza ka treguar se kishte shkuar në Greqi me dëshirën e saj.

Ndërsa sot pas më shumë se 1 viti, e reja është rikthyer në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia R.X, vjeç 19, banues në fshatin Selvias, larguar nga banesa më datë 27.04.2016, e cila deklaron se është larguar për në Greqi me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.(e.c/noa.al)