Transmetuar më 22-11-2017, 21:31

Deputetja e PD Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari, ishte e ftuar në emisionin “Kolaudim” ku nuk ngurroi të komentojë dallimin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

E pyetur nga prezantuesit e emisionit, deputetja e re e PD-së nuk u zhbalancua por tha se nëse Berisha i ka treguar vlerat e tij në krye të PD, një gjë e tillë mbetet për t’u parë tek Basha.

“Zoti Berisha ka pasur rolin e tij në Partinë demokratike është provuar ndërsa zoti Basha është akoma në provë”, është shprehur Hajdari. (e.c/noa.al)