Transmetuar më 23-11-2017, 07:45

Prej gati një viti ata ishin duke përjetuar një lidhje dashurie, por që arritën ta mbanin mjaft mirë të fshehur nga sytë e publikut.

Po flasim për bukuroshen Klea Huta dhe Elgit Dodën të cilët vetëm pak kohë më parë pranuan publikisht se janë në një lidhje, duke gëzuar kështu fansat. 

Këta të fundit kanë shkrepur disa foto dhe i kanë publikuar në xing.al, ku duket çifti i kapur për dore e duke ecur në pedonalen e Tiranës.

Madje Elgiti në një moment i hedh dorën në qafë bukuroshes së njohur të ekranit, për mos ta ndarë nga vetja. 

Ata shfaqen shumë të dashuruar, madje nuk i kanë më problem as sytë kuriozë të njerëzve. /b.l/noa.al/