Transmetuar më 23-11-2017, 17:10

Në dalje të ndryshme publike vihet re se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk heq kurrë dorë nga mbajtja e një varëse dhe e një unaze të florinjtë.

Por a dini se pse Kryemadhi nuk heq dorë asnjëherë prej tyre? Më shumë mbi këtë afeksion të saj e ka zbuluar opinionisti Olti Curri.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, ai zbulon se varësja dhe unaza janë marrë në Medjugorje, një fshat në Bosnje që njihet si vend i shenjtë.

“Unë kam vend të mbarë Shën Vlashin, shoh që mikja ime mban në duar varësen dhe unazën nga Medjugorje, një vend ku miliona njerëz dhe shumë shqiptarë gjejnë frymëzimin e besimit për të shkuar përpara. Të besosh do të thotë që ke shpresë ta lësh shpirtin në duar të sigurta”, shkruan Olti. /a.y/noa.al