Transmetuar më 23-11-2017, 19:25

Do ju tingëllojë çuditshëm por ja që ndodh edhe kjo në kohët që po jetojmë.

Chriss dhe Matt janë në një marrëdhënie ‘Polaymarous’ dhe e quajnë veten çift treshe.

Pas gjashtë viteve bashkë, çifti i martuar Chris dhe Matt Brandt vendosën të hapin marrëdhënien e tyre.

Ndryshe nga Matt Brandt, Chris Brandt kishte përjetuar marrëdhënie heteroseksuale në të kaluarën dhe ftuan Cait Eranest 28 vjeç, në shtëpinë e tyre në vitin 2015.

Sipas The Independent, tani të tre ndajnë një shtrat në një apartament.

“Në fillim Matt ishte kundër por më pas ai ra dakord. Të tre filluam të shpenzonim gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe pas rreth shtatë apo tetë muajsh filluam të jemi të tre bashkë”, tregon Chriss.