Transmetuar më 23-11-2017, 21:17

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kallëzim penal për dekonspirimin e aksionit të policisë, lidhur me arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të shpallur në kërkim si të lidhur me grupin Habilaj.

I ftuar në emisionin "360 gradë" të gazetarit Artur Zheji, Kryeministri Rama tha se që nga dita e nesërme, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të nisë kallëzimin penal ndaj përgjegjësve.

Rama tha se do të kërkojë një hetim të plotë lidhur me personat që kanë dekonspiruar aksionin e policisë, ndërsa shton se këtij hetimi nuk i shpëton as ai vetë.

“Dua tu them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat në dijeni për operacionin. Do kërkojë hetim, me një kallëzim penal për dekonspirim. Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palen qe ka pasur dijeni per kete operacion qe jane nje numer shume i kufizuar, se jemi ne nje situate qesharake..” theksoi Kryeministri Rama

Këtë të enjte, Ministria e Brendshme njoftoi se tre ish-zyrtarët e lartë për të cilët ka urdhër-arreste nga Prokuroria, nuk janë gjetur në shtëpi, duke hedhur dyshime të forta se aksioni është dekonspiruar nga brenda uniformat blu.

Prej më shumë se 24 orë janë shpallur në kërkim, ish-krerët e Policisë, Jaeld Çela, Gjergj Kohilla si dhe Sokol Boden (e.c/noa.al)