Transmetuar më 23-11-2017, 21:54

Nuk ka munguar debati dhe replikat Live në studio, ndërmjet gazetarit Artur Zheji dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit i ftuar në emisionin "360 gradë" që drejtohet nga Zheji, është përplasur me gazetarin për mënyrë se si duhet t’i drejtohen njëri-tjetrit.

Ishte Kryeministri Rama, që duke komentuar çështjen e kanabisit në Shqipëri, i kërkoi gazetarit të mos i drejtohet me “ti”, por me "ju" pasi sipas tij nuk kanë kofidenca.

Pjesë nga debati:

Zheji: Të të bëj një pyetje, ti ke mundësinë që me një fishkëllimë…

Rama: Unë jam “ju” nuk jam “ti’

Zheji: Nuk e përdorim se nuk je monarki

Rama: Jo unë po ju flas me ju, me “ti” më drejtohen vetëm ata që kam kofidencë 

Për më tepër mund të ndiqni sherrin në videon e mëposhtme pas minutës së katërt.(e.c/noa.al)