Transmetuar më 24-11-2017, 10:19

Kryebashkiakja e Sarandës Floriana Koka dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë janë kallëzuar penalisht për shpërdirim detyre.

Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë të reja.

Auditimi i KLSH u bë për periudhën 1 janar 2015 deri në 30 qershor 2016.

Konkretisht shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës kanë të bëjnë për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Krahas kryebashkiakes, kallëzim penal u bë dhe për Kristaq Kalin, mbikëqyres kolaudatori i punimeve; Agron Tepelenën, mbikëqyres i punimeve; Eleron Gjoniin, drejtoreshë juridike; Pëllumb Halimin, ish-drejtor i Shërbimeve Publike; Teuta Stroka, drejtoreshë ekonomike; Jorgo Mitro- drejtor i Taksave Vendore.

Pak muaj më parë çështja ndaj Kokës u pushua dhe sipas KLSH, që i kallëzoi për shkelje punonjësit e bashkisë, ishte prokuroria që dha konkluzione të gabuara dhe nuk mori parasysh faktet e auditimit të KLSH-së./a.y/noa.al