Transmetuar më 24-11-2017, 11:13

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu është përgjigjur sot akuzave të hedhura nga opozita, se emri i tij përmendet në përgjimet e EULEX, ku pretendohet se është i lidhur me banda trafikantësh.

“I hedh poshtë të gjitha akuzat, janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Akuza të mjeranëve, që kanë mbetur me katër deputetë”, u shpreh Dako, teksa merrte pjesë në aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”.

Më tej ai shtoi se nuk ka asgjë të vërtetë nga atë që thuhet për të dhe se opozita kërkon të baltosë punën e tij.

Po ashtu Dako thotë se është i vendosur për të bërë punën e tij.

“E kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme. Unë jam i vendosur të bëj punën time, dua t’i shërbej me devotshmëri atyre që më kanë besuar . Këto janë sulme politike, ne nuk merremi me llafe, shpifje por me punë”, deklaroi kreu i bashkisë Durrës.  /a.y/noa.al