Transmetuar më 24-11-2017, 12:51

Gjatë verës, aparatet paparaci nëpër plazhe nuk kursyen as Olta Bokën. Në një prej plazheve të jugut, edhe këngëtarja e njohur e skenës është kapur në momente intime me partnerin e saj, i cili u mësua se është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.

Edhe pse vetë këngëtarja nuk dha asnjë konfirmim për të, shpejt lajmi u konfirmua, madje më vonë u shkrua se në plane çifti kishte edhe një dasmë.

E ftuar pasditen e djeshme bashkë me vëllanë për të promovuar klipin e tyre të parë “Atij, asaj”, Olta e kishte paramenduar se mund të përballej edhe me pyetje nga jeta private.

Lidhur me lajmet dhe fotot që qarkulluan vetëm pak muaj më parë në mediat rozë, Olta tha se këtë pjesë ka dashur ta ketë gjithmonë për vete.

“Mua më pëlqen të jem e sinqertë dhe jo vetëm me familjen, por kam zgjedhur të jem e sinqertë edhe me publikun. Është mësuar se unë tashmë jam në një marrëdhënie dhe kam treguar që jam në një marrëdhënie.

Por sa u përket detajeve, nuk kam dashur të flas, duke respektuar partnerin që kam në krah dhe disa parime që kam unë si artiste. Pavarësisht kureshtjes, mendoj që do të ishte më e shëndetshme nëse respektohet kjo pjesë…”, tha Olta ndër të tjera.

E kursyer për të rrëfyer më shumë për lidhjen e saj të dashurisë, Olta tha se ajo e kupton kureshtjen e publikut për të ditur më shumë për personazhet e njohur, por megjithatë është e vendosur dhe, si artiste, nuk do të zgjedhë kurrë të fitojë vëmendje me jetën private, por vetëm me përkushtimin dhe punën për profesionin e saj. /b.l/noa.al/