Transmetuar më 24-11-2017, 16:05

Shtohet bilanci tragjik i sulmit terrorit të ndodhur këtë të premte në njëxhami në perëndim të qytetit Arish në Egjipt. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, deri më tani bëhet fjalë për të paktën 184 të vdekur dhe 120 të plagosur në sulmin terrorist që në orët e para të mëngjesit.

Pamjet që raportohen nga vendi i ngjarjes janë të rënda, ndërsa situata është emergjente.

Sipas ANSA xhamia e goditur frekuentohet nga fisi Saëarka, i njohur përgjithësisht për bashkëpunimin e tij me ushtrinë dhe zbatimin e ligjit, në luftën kundër ISIS.

Sulmi ndodhi gjatë kohës kur besimtarët ishin duke kryer ritin e faljes së namazit të së premtes, një ditë e shenjtë për muslimanët dhe ku e gjitha xhamia ka qenë e tejmbushur.

Terroristët kishin vendosur bomba artizanale përreth xhamisë ndërsa më pas qëlluan mbi njerëzit që kishin mbijetuar dhe po tentonin të largoheshin.

Sipas kanalit Extra News, terroristët hapën zjarr edhe ndaj ambulancave që vinin në vendin e sulmit, duke penguar dhënien e ndihmës së shpejtë.

Vetë Presidenti egjiptian al-Sisi ka thirrur takim urgjent më zyrtarët më të lartë të sigurisë. Ndërsa tre ditët janë shpalur zi kombëtare.(e.c/noa.al)