Transmetuar më 26-11-2017, 15:27
Publicitet

Shpend Ahmeti rikonfirmohet në krye të Prishtinës.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes ka fituar me 365 vota diferencë ndaj rivalit Arban Abrashi, i LDK-së.

Sipas mediave vendase, nga numërimi i votave me postë dhe me kusht, Ahmeti ka fituar gjithsej 42 mijë e 262 vota, ndërsa Abrashi 41 mijë e 897.

Nesër pritet të bëhet edhe publikimi i rezultateve nga KQZ-ja.

Ndërkaq në raundin e parë pa i numëruar votat me kusht dhe postë, Ahmeti kishte 41 mijë 401 vota, ndërsa Abrashi 41 mijë e 164./a.k/noa.al/