Transmetuar më 03-12-2017, 19:55
Publicitet

Një ngjarje e turpshme dhune ka ndodhur brenda një familjeje në Kosovë.

Mësohet se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Për shkak të dhunës së ushtruar, gruaja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ndërkaq i dyshuari, është dërguar në paraburgim.

Organet përkatëse po hetojnë rastin në fjalë./a.k/noa.al/