Transmetuar më 05-12-2017, 07:26

Në gjithë territorin shqiptar dominojnë kthjellimet ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore gjatë pjesës së parë të ditës.

Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët ndërkohë që ekstremi Verior dhe Verilindja e territorit paraqiten me kthjellime e vranësira të herë pas hershme edhe në orët e natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4°C mëngjesi në zonat malore në 12 – 13°C, maksimumi në Jugperëndim.

Era do vijojë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

Europa

Europa Juglindore vijon me vranësira kalimtare dhe reshje të pakta ndërsa reshje të konsiderueshme mbeten prezentë në pellgun e Detit të Zi.

Po ashtu, brigjet jugperëndimore të Norvegjisë dhe rajoni i Balltikut do të jenë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Edhe Europa Verilindore mbetet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore.

Por moti kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë dominon pjesën më të madhe të kontinentit Europian. /b.l/noa.al/