Transmetuar më 07-12-2017, 15:24

Gjatë paradites vijojnë kthjellimet të dominojnë zonat Jugore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në Veri të vendit.

Pas mesditës parashikohet fuqizim i vranësirave në zonat Veriore duke sjellë edhe reshje të pakta shiu e dëbore ndërsa gjatë natës, vranësirat mbulojnë gradualisht të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita në Qendër dhe Jug.

Era do fryjë mesatare deri në mbrëmje kur shpejtësia e saj forcohet në 55 km/h me drejtim Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4  ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës mbetet me vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore. Reshjet më të dendura pritet të bien në Jug të Francës, zonën e Alpeve duke përfshirë edhe Ballkanin Verior.

Ndërsa mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë vijon dominimin në Europën Lindore dhe pjesërisht në zonat Qendrore të kontinentit Europian. /b.l/noa.al/