Transmetuar më 07-12-2017, 19:13

Vigjilenca e pronares së shtëpisë ka bërë që të zbulojë autorët e grabitjes së apartamentit të saj në Comeana të Italisë.

Ajo arriti që fillimisht të largojë hajdutët, por nuk u mjaftua me kaq. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ajo arriti të mbajë mend edhe targën e automjetit të tyre.

Në pranga ra një shqiptar, kurse bashkëpunëtori i tij arriti t’i shpëtojë policisë. Ishte fqinja e shtëpisë ku kishin arritur të futeshin hajdutët e cila pengoi vjedhjen dhe lajmëroi karabinierët të cilët arritën të kapnin gjurmët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në Comeana, Carmignano, ku gruaja, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta, doli në dritare dhe pasi u përball me dy djemtë, i detyroi ata të largoheshin por arriti të shënonte targën e mjetit me të cilin ata ikën.

Në pranga thuhet se ra një 28-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm dhe pa leje qendrimi. /k.k/noa.al/