Transmetuar më 08-12-2017, 21:17

Një fotograf filmoi shoferin e një makine, i cili ishte ndaluar dhe po rrezikonte jetën nga flakët për të shpëtuar një lepur të egër.

Ai duket mjaft i tensionuar teksa shikon kafshën që mundohet t’i fshihet rrezikut.

Në një moment, burri arrin që të marrë në krahë lepurin, dhe duket që u qetësua.

Si pasojë e zjarreve të fuqishme në kodrat e Kalifornisë janë djegur deri tani më shumë se 32 mijë hektarë dhe kërcënohen nga flakët më shumë se 12 mijë ndërtesa.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 200 mijë njerëzve.

Videoja ka bërë xhiron e internetit . /k.k/noa.al/