Transmetuar më 10-12-2017, 07:30

Trupi i Aleksandër Ndokës, u bë “shoshë” nga plumbat e qëlluar drejt tij, ku plotë 11 fishekë u qëlluan në shënjestër duke i shkaktuar vdekjen.

Hetuesit e policisë së Lezhës gjetën në vendin e ngjarjes 15 gëzhoja kallashnikova, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se Ndoka është qëlluar nga një distancë prej fare pak metrash.

Trupi i pajetë i vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u gjet nga familjarët rreth orës 04.30 të mëngjesit të së shtunës në makinën e tij tip Mitsubish”, me targa AA 382 SE”, jo shumë larg banesës.

Familjarët e 48-vjeçarit thanë se të shtënat i kishin dëgjuar disa orë më herët por i kishin menduar për fishekzarre, ndërsa 48-vjeçari u gjet vetëm në mëngjes.

Policia ka shoqëruar së paku tetë persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa mendohet se në ekzekutim ka marrë pjesë më shumë se një person. /a.y/noa.al

U ekzekutua me kallashnikov para banesës, policia sekuestron telefonat e viktimës

Ekzekutimi me armë zjarri i vëllait të ish- deputetit Ndoka, gjenden provat e para

Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit të PS, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka