Transmetuar më 10-12-2017, 09:41

Thellohen hetimet për zbardhjen e ekzekutimit mafioz të ndodhur natën duke zbardhur e shtuna në qytetin e Lezhës, ku u vra me armë zjarri 48-vjeçari Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Janë tre pistat ku është përqendruar policia për të zbardhur ngjarjen, ku e para ka të bëjë me konfliktin që djali i të ndjerit Samuel Ndoka, pati ditën e zgjedhjeve më 25 qershor në Shëngjin të Lezhës.

Ai qëlloi me armë zjarri Florian Dushkun, ku i plagosuri militonte për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa Samueli për Partinë Socialiste.

Vetëm para pak ditësh policia arrestoi dy autorët e dyshuar për ngjarjen që u cilësua si dhunim i zgjedhësve, Donjan Ndoka dhe Samuel Ndoka, të cilët aktualisht ndodhen në qeli.

Dyshohet se pala e të dëmtuarit mund të jetë hakmarrë duke qëlluar ndaj Ndokës, por kjo mbetet në pistën e dyshimit. Kjo pasi edhe në muajin tetor, ndaj Florjan Dushkut u qëllua me armë, por fatmirësisht mbeti vetëm i plagosur.

Pista e dytë është se Aleksandër Ndoka, gjatë periudhës që ka qenë emigrant në Itali, dyshohet se është marrë me aktivitete kriminale, si trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Është kjo pista e dytë ku po heton policia, për shkak se dyshohet se konfliktet e së shkuarës, mund të jenë aktivizuar.

Ndërkohë pista e tretë ka të bëjë me biznesin me të cilin ai merrej, hoteleri, bar dhe restorant.

Më konkretisht ai kishte në pronësi biznesin “Apokalips”, por në këtë drejtim ka shumë pak të dhëna.

Deri më tani policia ka shoqëruar së paku tetë persona, si persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërkohë që 48-vjeçari u ekzekutua fare pranë banesës brenda makinës së tij, me mbi dhjetë plumba automatiku. /a.y/noa.al

I vranë vëllanë, fjalët prekëse të ish-deputetit socialist për të

U ekzekutua me kallashnikov para banesës, policia sekuestron telefonat e viktimës

Ekzekutimi me armë zjarri i vëllait të ish- deputetit Ndoka, gjenden provat e para

Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit të PS, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Plagosi aktivistin e LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, arrestohet nipi i Arben Ndokës