Transmetuar më 10-12-2017, 18:23

Trembëdhjetë shoferë furgonash të pa liçensur për transport udhëtarësh janë proceduar penalisht, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke shkaktuar edhe trazira në Dibër.

Bëhet fjalë për një protestë e cila zgjat prej ditësh në qytetin e Peshkopisë, dhe ku një grup drejtuesisht të furgonave të paliçensuar për transport udhëtarësh, pretendojnë se nuk i punëson për një subjekt i leçensuar për linjat Peshkopi-Tiranë dhe kthim, si dhe Peshkopi-Durrës e kthim.

Për këtë arsye ata më datë 4 dhjetor kanë marrë leje për një protestë 5-ditore, kundër kompanisë së liçensuar “A…sh.p.k.”

Gjatë kësaj proteste, drejtuesit e mjeteve të pa liçensuar, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke penguar shoferët e linjës së liçensuar, si dhe kanë penguar pasagjerët që do të udhëtonin në drejtim të Tiranës dhe Durrësit.

Policia njofton se në disa raste u ka tërhequr vëmendjen protestuesve që të protestonin në mënyrë të ligjshme, pa penguar dhe pa cënuar rendin dhe qetësinë publike.  Por një grup protestuesish të kryesuar nga A. K. dhe Xh. M.etj, kanë penguar pasagjerët të udhëtonin drejt Tiranës duke kryer veprime qe bien në kundërshtim me rendin si duke qëlluar me sende furgonat, duke kanosur me fjalë për dëmtim dhe thyerje të mjeteve. 

Si rezultat i kësaj situate, policia e Dibrës është vendosur këtë të dielë tek terminali Peshkopi, kur fillon edhe lëvizja e këtyre automjeteve të Tiranës dhe Durrësit. 

Aty kanë qenë grumbulluar shoferët që protestonin të cilëve fillimisht iu është bërë e ditur që të mos pengojnë levizjen e automjeteve dhe pasagjerëve. Në prani të forcave të policisë, drejtuesit e mjeteve kanë rrethuar një furgon të subjektit të liçensuar dhe nuk lejonin pasagjerët të hipnin në të.

Në këto kushte forcat e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat kryesore që nxitnin turmën duke bërë shoqërimin e organizatorëve të protestës, A. K., E. K. dhe M. K. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u proceduan penalisht shoferët: – A. K, 53 vjeç, banues në Kandër Kastriot. – H.B, 40 vjeç, banues në Peshkopi. – A.K, 59 vjeç, banues në Shupenzë. – Xh.M, 48 vjeç. banues në  Peshkopi. – N.K, 48 vjeç banues në  Kandër,  Kastriot. – L.E, 37 vjeç banues në  Peshkopi. – A.B, 34 vjeç banues në Peshkopi. – A.K, 46 vjeç banues në Fushë Alie. – E.K,  23 vjeç, banues në Kandër Kastriot. – M.K, 29 vjeç banues në Kandër Kastriot. – H.K, 64 vjeç, banues në Kandër Kastriot. – A.M, 45 vjeç, banues në  Maqellarë. – E.R, 26 vjeç, banues në Peshkopi.

Ata akuzohen për  veprat penale të "Vetëgjyqesisë", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mosbindjes ndaj urdhërave të punonjësve të policisë".

Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje ka pasur edhe një denoncim nga deputeti i PD në qarkun e Dibrës Xhemal Gjunkshi i cili tha se policia ka vënë qytetarët në gjëndje terrori dhe po burgos shoferët që janë ngritur në protestë kundër monopolizimit të transportit të udhëtarëve. (e.c/noa.al)